Maqedoni
Crvenkovski: Integrim gradual para antarësimit
14.10.2023 19:00
Ish-presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski sot në një konferencë...

Ish-presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski sot në një konferencë rajonale në Shkup “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE – sfida dhe perspektiva”ka propozuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të kërkojnë nga Bashkimi Evropian integrim gradual para anëtarësimit të plotë.
“Opsioni i dytë është të tregojmë iniciativë, të ndihmojmë BE-në të përcaktojë një qasje të re ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe kjo do të thotë të kërkojmë integrim gradual përpara anëtarësimit të plotë. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim, së bashku duhet t'i kërkojnë BE-së akses në tregun e përbashkët evropian dhe në fondet strukturore të Unionit. Jo si alternativë ndaj anëtarësimit të plotë, por si hap i ndërmjetëm që do të na përgatisë më tej për integrim të plotë”, u shpreh ish-presidenti Branko Crvenkovski.
