Botë

SHBA pretendon se Koreja Veriut po i dërgon Rusisë pajisje ushtarake

14.10.2023 19:40

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar Korenë e Veriut se po e furnizon me sasi të mëdha armësh Rusinë...

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar Korenë e Veriut se po e furnizon me sasi të mëdha armësh Rusinë, që ajo më pas t’i përdorë në Ukrainë.
 
Pheniani e ka furnizuar Rusinë me 1.000 kontejnerë me “pajisje dhe municione” në “javët e fundit”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby.
 
Zyrtarët kanë publikuar edhe fotografi, që sipas tyre, shpërfaqin kontejnerët e përgatitur për transport në Najin të Koresë së Veriut.Muajin e kaluar, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un e ka vizituar Rusinë për ta diskutuar bashkëpunimin potencial ushtarak.
 
Ushtria e Moskës besohet se ka nevojë për t’u furnizuar me armë, pas përdorimit të një sasie të madhe në luftën që e ka nisur kundër Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar.Agjencitë amerikane të inteligjencës besojnë se armët janë dorëzuar mes 7 shtatorit dhe 1 tetorit.
 
Prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë, zyrtarët amerikanë kanë shprehur vazhdimisht shqetësim se Koreja e Veriut është duke e furnizuar Rusinë me municione.“Ne e dënojnë Korenë e Veriut për dhënie të këtyre pajisjeve ushtarake për Rusinë, të cilat do të përdoren për t’i sulmuar qytetet ukrainase, për t’i vrarë civilët ukrainas dhe për ta vazhduar luftën jolegjitime të Rusisë”, ka thënë Kirby para gazetarëve.