Maqedoni

Gjykimi për aksidentin në Llaskarcë, procesi gjyqësor është në fazën e fundit

15.10.2023 15:14

“Pas më shumë se katër viteve gjykim,ekspertiza dhe super-ekspertiza...

“Pas më shumë se katër viteve gjykim,ekspertiza dhe super-ekspertiza, dëshmi dhe elaborime të ndryshme procesi gjyqësor për fatkeqësinë në Llaskarcë me autobusin e “Durmo-Turs” ku humbën jetën 16 persona është drejt fundit”.
 
Nëntori i këtij viti pritet të sjell përfudimisht një aktvendim për aksidentin e 13 shkurtit të vitit 2019, kur autobusi i “Durmo Tours” i cili lëvizte në linjën e rregullt Shkup-Gostivar doli nga autostrada afër fshatit Llaskarcë dhe humbën jetën 16 udhëtarë dhe 37 u lënduan.
 
Procesi ndodhet në fazën e fundit të procedurës ku po merren në pyetje eskpertët të cilët përgaditën super-ekspertizën nga sfera e komunikacionit.
 
Sipas dy ekspertizave, autobusi ka pasur parregullsi teknike, por këto parregullsi nuk kanë qenë shkaktar për aksidentin. Sipas tyre, shoferi edhe pse ka pasur mundësi, nuk i ka ndërmarrë veprimet e duhura për ta ndaluar autobusin, gjegjësisht nuk ka frenuar.
 
Mbrojtja e personave të dëmtuar dhe familjarëve të viktimave thekson se nuk iu beson këtyre eskpertizave, megjithatë shpresojnë në vendim të drejt.
 
“Unë besoj në drejtësinë e kësaj gjykate dhe besoj se vendimi që do ta sjellin do të jetë i drejtë por ja që dyshoj në super-ekspertizat e bëra në të dy fushat. Do ta shofim në fund epilogun. Ka shumë dallim, njëra është që me këtë super-eksperizë nga sfera e komunikacionit gishti për faj i drejtohet vetëm shoferit, jo edhe të akuzuarve të tjerë, këtu është dallimi sipas meje.Vlerësoj se nuk është kështu.Të gjitha ekspertizat e tjera referojnë për atë se përgjegjësi kanë edhe të akuzuarit e tjerë, dikush më shumë, dikush më pak por të gjithë kanë përgjegjësi”, u shpreh avokati i palëve të dëmtuara Vladimir Nikollovski.
 
Avokati shoferit të autobusit Lupço Micevski,edhe pse i kontaktuar nga ekipi ynë nuk deshi t’i jap para kamerës vërejtjet e tij për këto super-ekpsertiza, megjithëse në procedurë gjyqësore tenton të dëshmojë se nuk është fajtorë vetëm shoferi i autobusit por edhe të akuzuarit e tjerë.
 
Nga ana tjetër avokati mbrojtës i të akuzuarit të parë ,pronarit të kompanisë "Durmo Turs"Durmish Beluli ,thekson se rezultatet e super-ekspertizës vërtetuan se pronari i “Durmo-Turs” është i pafajshëm dhe presin lirimin e tij.
 
“Vlerësojmë se u vërtetua që ndrimi jonë që e dhamë që në fillim për të akuzuarin e parë se ai nuk ka dhe nuk mund të ketë përgjegjësi për ketë ngjarje penalo-juridike. Na vjen keq për familjet e viktimave, megjithatë  super-ekspertiza e tregoi të vërtetën. Shpresojmë në një vendim të drejtë të Këshillit gjyqësor të rastit që të sjellë një vendim siç e kërkuam në fillim të gjykimit e ai është vendim për lirimin e tij sepse është i pafajshëm”, theksoi avokati i të akuzuarit Durmish Beluli, Deljo Kadiev.
 
Në këtë proces gjyqësor akuzohen gjashtë persona: pronari i “Durmo Tours”, Durmish Beluli, personi përgjegjës për transport në kompani, Remzi Miftari ,shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, si dhe tre punonjës të stacionit të kontrollit teknik. Ata akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik dhe për bashkëpunim në të njëjtën vepër.
 
FLORA LATIFI