Botë
Çifti nga Maqedonia, MPJ: Në listë prioritare për evakuim
15.10.2023 16:42
Një Çifti i martuar, shtetas maqedonasë, siç informon MPJ...

Një Çifti i martuar, shtetas maqedonasë, siç informon MPJ, ende ndodhet në Gaza. Ata janë të sigurtë dhe janë vendosur në spitalin e Gjysmëhënës së Kuqe në qytetin Kan-jounes në afërsi të kufirit me Egjiptin. Me ndërmjetësimin e Misioneve Diplomatiko-Konsullore po bëhet përpjekje për evakuimin e tyre. “Mbetemi në komunikim të përditshëm me ta, deri në evakuimin e sigurtë të tyre” thonë nga MPJ.
Ofensiva tokësore në Gaza që duhej të fillonte këtë fundjavë është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike.
Konflikti Izraelito – Palestinez , shtohet frika për fatin e civilëve në Gaza
Izraeli vazhdon të mbledhë forca përgjatë Rripit Gaza. Ndonëse mijëra persona e kanë dëgjuar urdhrin e Izraelit për t’u shpërngulur nga veriu për në jug të Gazës, mijëra të tjerë janë nëpër spitale.
Numri i civilëve të vdekur po rritet. Forcat e Mbrojtjes izraelite mohojnë se janë fajtorë për sulmin e djeshëm me raketa ndaj një kolone që vrau gra dhe fëmijë. Ata e drejtuan gishtin nga Hamasi.
“Ne shqyrtuam aksionin dhe tregoi se nuk kishte sulme të kryera nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Dyshojmë se Hamasi mbylli rrugën. Ata dëshmojnë vazhdimisht se sakrifikojnë njerëzit e tyre. Kanë vënë dronë në çati, kanë vënë raketa në bodrumet e shtëpive, në spitalet në shkolla. Ata nuk kujdesen për njerëzit, pse të mos mbyllin rrugën”, u shpreh zëdhënësi i forcave mbrojtëse të Izraelit, Petar Lerner.
Këshilli Evropian ka paralajmëruar një takim të jashtëzakonshëm për situatën në Izrael dhe Gaza për të martën. Ekziston një shqetësim në rritje në opinionin ndërkombëtar për vuajtjet e civilëve në Gaza. Protestat pro-palestineze në kryeqytetet e botës nuk ndalen.
“Kjo nuk është mirë. Lufta nuk është e mirë. Paqe, paqe. ne duam paqe”, theksoi protestuesi Abdulhameed Khan.
“Unë jam këtu në solidaritet me popullin e pafajshëm të Gazës. Unë jam këtu për t'u siguruar që ne jemi objektivë. Qeveria jonë duhet të shohë të dyja palët. Ka njerëz të pafajshëm në Gaza dhe ka njerëz të pafajshëm në anën tjetër”, u shpreh protestuesi Mohammed Alquadi.
“Ne jemi këtu për të solidarizuar me popullin palestinez, që i vajtojmë, solidarizojmë me ta”, theksoi protestuesi.
Konflikti i Izraelit me militantët e Hamasit ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme.
FLUTURA LATIFI
