Futboll
Italia mundi Maltën
15.10.2023 16:07
Përfaqësuesja e Italisë, në terren vendas me rezultatin 4:0 (2:0) e mundi Maltën...

Përfaqësuesja e Italisë, në terren vendas me rezultatin 4:0 (2:0) e mundi Maltën. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e shtatë eliminatore të grupit “C”.
Renditjen e këtij grupi në të cilin bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut, është duke kryesuar Anglia e cila ka 13 pikë, ndërsa nga 10 pikë kanë Italia dhe Ukraina që ndajnë pozitën e dytë, por italianët kanë një ndeshje më pak të luajtur.
Maqedonia e Veriut, pas humbjes së djeshme nga Ukraina, mbeti në shtatë pikë dhe mban pozitën e katërt.
Grupi C
Italia - Malta 4:0 (2:0)
/Bonaventura 23, Berardi 45+1, 63, Fratesi 90+3/
Ukraina – Maqedonia e V. 2:0 (1:0)
/Sudakov 30, Karavaev 90+5/
Renditja:
1. Anglia 5 4 1 0 16-2 13
2. Italia 5 3 1 1 10-4 10
3. Ukraina 6 3 1 2 8-7 10
4. Maqedonia e V. 6 2 1 3 7-14 7
5. Malta 6 0 0 6 1-15 0
