Futboll

Hungaria mundi Serbinë

15.10.2023 16:09

Mbrëmjen e kaluar kanë vazhduar eliminatoret për “EURO 2024”...

Në kryendeshjen e grupit “G” elimator, përfaqësuesja e Hungarisë në Budapest me rezultatin 2:1 e mundi Serbinë.
 
Me këtë fitore tani hungarezët janë shum afër kualifikimin në evropianin e ardhshëm, pasi me 13 kryesojnë renditjen dhe kanë 3 pikë më shumë se Serbia e pesë më shumë se Mali i Zi. Këto dy të fundit do të përballen mes vete. 
 
Po në këtë grup u përballën Bullgaria dhe Lituania, dy përfaqësueset që nuk kishin fitore. Pas 90 minutave të Sofjes, vetëm bullgarët në këtë grup nuk kanë fitore. Lituania tani ka 5 pikë, ndërsa bullgarët mbetën në dy pikë. 
 
Sa i përket grupit “H” kualifikues, pas fitores se Sllovenisë ndaj Finlandës, Danimarka pa probleme me rezultatin 3:0 e mundi Kazakistanin. Irlanda e Veriut triumfoi me një 3-0 ndaj San Marinos e fundi i tabelës me zero pike. Kështu sllovenët dhe danezët me nga 16 pikë vazhdojnë të kryesojnë renditjen e këtij grupi.
 
Pikërisht këto dy kombëtare duken edhe kandidat më seroz për kualifikim në evropianin e “Gjermania 2024”. Finlanda dhe Kazakistani mbetën në kuotën e 12 pikëve. 
 
 
Grupi G
Bullgaria – Lituania 0-2 
(Shirvis 45, 55)
Hungaria – Serbia 2-1 
(Varga 20, Sallai 34 / Pavloviç 33)
 
Renditja:
1. Hungaria         5  4  1  0  9-2   13
2. Serbia           6  3  1  2  10-6  10
3. Mali i Zi        5  2  2  1  5-5    8
4. Lituania            6  1  2  3  6-10   5
5. Bullgaria         6  0  2  4  3-10   2
 
Grupi H
Irlanda V. - San Marino 3:0 (2:0)
/Smit 5, Magenis 11, Mekmenamin 81/
Sllovenia - Finlanda 3:0 (2:0)
/Sheshko 16p, 28, Janzha 90+3/
Danimarka - Kazakistani 3:1 (2:0)
/Vind 35, Skov 45+1, 48 - Vorogovski 58/
 
Renditja:
1. Sllovenia        7  5  1  1  16-6   16
2. Danimarka           7  5  1  1  15-6   16
3. Finlanda           7  4  0  3  11-7   12
4. Kazakistani        7  4  0  3  10-8   12
5. Irlanda V.         7  2  0  5  7-8     6
6. San Marino       7  0  0  7  0-24    0