Futboll
Bastëvnia në Itali, futbollistëve iu kanosen pezullimet
15.10.2023 16:14
Derisa po i afrohemi Evropianit të Futbollit, i cili do të mbahet në vitin 2024 në Gjermani...

Derisa po i afrohemi Evropianit të Futbollit, i cili do të mbahet në vitin 2024 në Gjermani, një numër i madh i futbollistëve Italian janë nën hetime për një kurdisje të mundshme të ndeshjeve, të futbollit.
Përderisa mediat italiane por vazhdojnë me hetimet e tyre kush dhe në emër të kujt ka paguar shuma të mëdha për parapërcaktimin e rezultateve në ndeshjet e Seria. Të dhënat e fundit jo zyrtare të mediave italiane thonë se në ato veprimtari jo ligjore janë të përfshirë edhe pronarë të klubeve.
Tani më një veçohet, ndërsa ajo është se pjesa më e madhe e të dyshuarve për bastëvnie ilegale në nëumër më të mdhe janë futbollistë Italian, ndërsa pjesë dërmuese ishin anëtar të përfaqësueses së këtij vendi.
Sulmuesi i Neëcastle United, Sandro Tonali dhe sulmuesi i Aston Villas, Niccolò Zaniolo, nga kampi stërvitor i kombëtares së tyre u dërguan në shtëpi, pasi u morrën në pyetje për përfshirjen eventuale në baste ilegale, që përfshin edhe mesfushorin e Juventusit, Nicolò Fagioli. Federata Italiane e Futbollit lëshoi një njoftim ku thuhet se dy lojtarët “nuk janë në gjendje të përballojnë angazhimet e ditëve në vijim”.
“Mendoj se vendimi për t'i dërguar dy djemtë në shtëpi ishte i përshtatshëm, edhe për mbrojtjen e tyre. Mendoj se nuk duhet të shikojmë në anën tjetër, është e drejtë të shkojmë deri në fund dhe të kuptojmë dimensionin e një dukurie, që është një fenomen social. Së bashku do të mund ta përballojmë edhe me zgjedhje të dhimbshme, por kjo është një lojë shumë më e rëndësishme se kualifikimi në Europian.”, u shpreh ministri i sportit në Itali, Andrea Abodi.
Sportistëve në Itali, iu ndalohet bastëvënia në ndeshjet të cilat janë të organizuara nga federate e tyre amë si dhe nga UEFA-a dhe FIFA-a, por nuk munden as personalisht por edhe më ndëmjetësime të paguajnë për rezultatet përfundimtare të ndeshjeve. Për këtë mund të dënohem me tre vjetë ndalesë pjesëmarrje në gara.
Italia nën hijën e kësaj afere do të përballet të martën do të luajë një ndeshje vendimtare në stadiumin Uembli kundër Anglisë, aktualisht kryesuese e grupit C.
