Futboll

“Football Rankings“: Shqipëria kualifikohet në evropian, Maqedonia me 1% gjasa për në “euro 2024”

15.10.2023 17:49

Fitorja në Tiranë, ndaj Çekisë kombëtaren shqiptare sipas të gjitha gjasave e ka dërguar...

Fitorja në Tiranë, ndaj Çekisë kombëtaren shqiptare sipas të gjitha gjasave e ka dërguar në evropianin e Gjermania 2024.  Së paku kështu thotë faqeja e specializuar  për statistika të futbollit “„ Football Rankings “.
 
Shqipëria e cila kryeson renditjen dhe ka 4 më shumë pikë se Polonia e 5 më shumë se Çekia, sipas kësaj faqe me 99% është e sigurtë se do të luajë në “EURO2024”. 
 
Sipas analizave të bëra nga „ Football Rankings “, disfata e Maqedonisë së Veriut nga Ukraina, gjasat e saja për të luajtur në evropianin e ardhshëm i ka ulur në vetëm 1%. Me gjasa të njëjta si Maqedonia për të shkuar në evropian janë:- Kosova, Suedia, Gjeorgjia, Bosnja, Islanda, Armenia e Moldavia e cila në nëntor do përballet me Shqipërinë. 
 
Në këtë cikël aktual kualifikues ku po luhen ndeshjet e javës së tetë eliminatore përskaj vendit organizator Gjermanisë, do të luajnë edhe Belgjika, Franca dhe Portugalia. Sipas „ Football Rankings “, gjasa më më shum se 90% për të  qenë në mesin e kombëtareve më të mira në kontinentin e vjetër tani kanë.
 
Anglia e cila në nëntor do të përballet me Maqedoninë, pastaj – Zvicra, Turqia, Spanja, Skocia, Hungaria, Danimarka, Austria e Serbia. Fitorja e Sllovenisë ndaj Finalndës, tani ka rritur mundësinë e tyre për të luajtur në evropian.
 
Sllovenët kanë një rritje nga 38% në 73% gjasa për të siguruar kualifikimin në evropian. Ndërsa Mali i Zi edhe pse në renditjen e Grupit “G”, eliminator ka vetëm dy pikë më pak se Serbia, këta nuk llogariten në mesin e atyre përfaqësueseve që mund të luajnë në “EURO 2024”.