Botë
Tirana përgatitet për procesin e Berlinit, Ursula von der Lejen ka mbërritur në Tiranë
15.10.2023 18:33
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen ka mbërritur sot në Tiranë...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen ka mbërritur sot në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën në kryeqytetin shqiptar.
31 liderë të Bashkimit Evropian, 5 të vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë në Tiranë, për Samitin e Ballkanit Perëndimor, nisëm kjo që nga viti 2014, si iniciativë e Kancelares së atëhershme gjermane Angela Merkel.
Për të siguruar mbarëvajtjen e samitit, policia shqiptare ka nisur marrjen e masave që sot. Janë 1604 efektivë të angazhuar, ndërsa një sërë aksesh kryesore në Tiranë mbyllen. Ky është një ndër eventet më të mëdha për Tiranën në 30 vite, ku qëllimi është shfaqja e progresit dhe mikëpritja e ngrohtë ndaj liderëve të rajonit dhe BE-së.
Samiti i Procesit të Berlinit parashikohet si një mundësi për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit në BE.
