Irak, forcat qeveritare përparojnë në sulmet në Tikrit

12.03.2015 14:54

Forcat qeveritare irakiane po përparojnë në disa fronte në Tikrit, duke zmbrapsur militantët e “Shtetit Islamik” nga qendra e qytetit...

Zyrtarët irakianë deklarojnë se trupat ushtarake kanë arritur të marrin nën kontroll zona industriale dhe sheshet kryesore në afërsi të qendrës së qytetit, por edhe disa zona më në veri të Tikrit. Autoritetet deklaruan se në duart e shtetit janë gjithashtu edhe tre spitale në jug dhe perëndim të vendit.

Operacionet e forcave ushtarake të Irakut janë në ditën e 11-të dhe pjesë e kësaj ofensive janë 30 mijë ushtarë. Kjo është ofensiva më e madhe e ndërmarrë nga Iraku kundër “Shtetit Islamik”. (Leunora Kaliqi, TVM2)