Maqedoni

Parashikimi i motit

16.10.2023 09:01

Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit....

Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve të shkurta dhe vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin, duke sjellë dhe reshjet e para të shiut si fillim në zonat veriore, por gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë territorin ku herë pas here do të jenë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Parashikohet që gjatë natës reshjet të pësojnë intensifikim në të gjithë territorin e vendit. 
 
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 22°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti në mëngjes do të jetë me reshje shiu, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 17°C.