Botë

ShBA, u ther për vdekje një fëmijë mysliman

16.10.2023 09:17

Një burrë 71 vjeç në Illinois është akuzuar për therjen fatale të një djali 6-vjeçar dhe për plagosjen e një gruaje 32-vjeçare....

Një burrë 71 vjeç në Illinois është akuzuar për therjen fatale të një fëmije 6-vjeçar dhe për plagosjen e një gruaje 32-vjeçare. 
 
Policia amerikane tha se viktimat u shënjestruan, për shkak se ishin myslimanë dhe se sulmi me thikë ndodhi për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit. Në ditët e fundit, policia në qytetet amerikane dhe autoritetet federale kanë qenë në gatishmëri të lartë për shkak të dhunës që mund të nxitet nga sentimenti antisemitik dhe islamofobik.
 
Byroja Federale e Hetimit (FBI), së bashku me grupet hebreje dhe myslimane kanë raportuar për rritje të kërcënimeve dhe retorikës së urrejtjes. Në zonën e Çikagos, zyrtarët gjetën gruan dhe djalin e vrarë në shtëpinë e tyre afër 65 kilometra në jugperëndim të Çikagos.