Botë

Tiranë, Samiti i Procesit të Berlinit

16.10.2023 11:30

Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor janë mblidhur sot në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit...

Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Tiranë, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet për herë të parë në një vend jo anëtar të BE-së.

Edhe këtë herë, në fokus do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal. Në Samit, përveç nikoqirit kryeministrit shqiptar, Edi Rama, kancelarit gjerman Scholz, presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen dhe kreut të Këshillit Evropian, Charles Michel, po merr pjesë edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, kryemisnitri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja serbe, Bërnabiq. 

Në kuadër të Samitit do të mbahen sesione pune në të cilat do të ketë tema që kanë të bëjnë me integrimin e rajonit në tregun e përbashkët dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, si dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në vendet e Ballkani Perëndimor do të diskutohet në nivelin më të lartë.
 
Në Samit pritet të diskutohen edhe arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimi i nismës në bashkëpunimin rajonal, rëndësia e saj në përmbylljen e integrimeve evropiane, si dhe marrëdhëniet dypalëshe. Është planifikuar miratimi i disa dokumenteve dhe konkluzioneve, si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, kirurgëve, akusherëve dhe farmacistët nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdimësi e marrëveshjes së nënshkruar në Samitin e Procesit të Berlinit të vitit të kaluar, e cila njeh kualifikimet profesionale të mjekëve të mjekësisë, mjekëve të stomatologjisë dhe arkitektëve.
 
Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në proces – Gjermania, Franca, Austria, Bullgaria, Kroacia, Italia, Sllovenia, Greqia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.