Botë

Bruksel, RMV-ja filloi skriningun tre ditorë për Kapitullin 11

16.10.2023 11:47

Në Bruksel filloi skriningu 3 ditor bilateral për Kapitullin 11, “Bujqësia dhe zhvillimi rural”...

Në Bruksel filloi skriningu tre ditorë bilateral për Kapitullin 11, “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, që është pjesë i Klasterit 5, “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”. 

Para ekspertëve të Komisionit Evropian nga Drejtoria e përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe Drejtoria për Fqinjëri të Mirë dhe Zgjerim, zëvendësja e negociatorit kryesor me BE-në, Drita Abdiu-Halili, i ka shprehur mirënjohje Komisionit Evropian për mbështetjen e deritanishme në zhvillimin e bujqësisë maqedonase dhe zhvillimin rural, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është lider në rajon lidhur me shfrytëzimin e fondeve të programit IPARD. 
 
“Jemi krenar që nënshkruam Marrëveshjen financiare për programin IPARD 3 në fillim të muajit tetor. Krahas kësaj, realizimi i programit IPARD 2 është mbi 98%. Kjo na nxit dhe na jep shpresë se do të kemi 100% realizim të programit IPARD 3, sepse thirrja e parë publike tani më u publikua, me çka Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në rajon që do ta fillojë zbatimin e programit të ri IPARD 3.”, ka theksuar Abdiu-Halili. 
 
Vendi në periudhën e kaluar punoi për transpozimin e legjislaturës relevante të BE-së, si dhe në përforcimin e kapaciteteve administrative dhe operative. U miratua strategjia nacionale për bujqësi dhe zhvillimin rural 2021-2027. Strategjia është në përputhje me Politikën e përbashkët bujqësore të BE-së 2023-2027.