Botë

Gaza, spitalet e stërmbushura me qytetarë

16.10.2023 12:34

Palestinezët në Gazën e rrethuar janë grumbulluar sot në spitale dhe shkolla, duke kërkuar strehim...

Palestinezët në Gazën e rrethuar janë grumbulluar sot në spitale dhe shkolla, duke kërkuar strehim, teksa furnizimet me ujë dhe ushqim janë pakësuar. 
 
Mbi një milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre para një pushtimi të pritur tokësor nga izraelitët, pasi militantët e Hamasit kryen një sulm të koordinuar tokësor, ajror dhe detar, në jug të Izraelit. Shumica e infrastrukturës ushtarake të Hamasit është e fshehur në zonat urbane, ku luftimet në rrugë me gjasë do të shkaktonin shumë viktima në të dyja palët. Izraeli nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të nisë një inkursion tokësor.
 
Furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe janë duke u pakësuar. Spitalet kanë thënë se janë në prag të kolapsit dhe nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesën e Izraelit që të evakuojnë pacientët.
 
Mbi një javë pas sulmeve shkatërruese të Izraelit dhe shkatërrimin e lagjeve të tëra, Izraeli nuk ka arritur të ndalë sulmet me raketa nga militantët. Ushtria izraelite tha se Hamasi dhe militantët e tjerë palestinezë janë duke mbajtur 199 pengje në Gazë. Si pasojë e dhunës, në Izrael janë vrarë mbi 1,400 izraelitë, ndërkaq në Rripin e Gazës janë raportuar 2,670 palestinezë të vrarë.