Ekonomi

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

16.10.2023 13:44

Komisioni rregullator energjetik solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Komisioni rregullator energjetik solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër. Ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ulen me 1,00 den/l për EUROSUPER BS-95 dhe 0,50 den/l për EUROSUEPR BS-98. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,262 den/kg.
 
Nga data 17.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 80,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 82,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 82,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 81,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 45,349 (denarë/kilogram)