Botë

Tiranë, mbahet Samiti i Procesit të Berlinit

16.10.2023 14:09

Një dokumentar 8 minutësh që përshkruan metamorfozën e Shqipërisë nga periudha e komunizmit e deri në ditët tona...

Një dokumentar 8 minutësh që përshkruan metamorfozën e Shqipërisë nga periudha e komunizmit e deri në ditët tona. Ishte kjo mënyra e kryeministrit, Edi Rama, për të hapur punimet e Samitit të Berlinit që për herë të parë mbahet jashtë një vendi anëtar të Bashkimit Evropian.
 
Fjalën hapëse, mikpritësi i këtij samiti e nisi me disa kritika për ndasitë brenda Evropës dhe kërkoi që të mos ketë afate anëtarësimi.
 
“Premtimet s’janë realizuar plotësisht.  Fqinjët e BE-së mbi 4,500 euro për frymë, por vendet tona 138 euro për frymë. Ndarje klasore e thelluar në të njëjtën shtëpi të Evropës. Eksplorojmë rrugë të reja për të zvogëluar hendeqet. Të mos nxitojmë duke vendosur afate anëtarësimi. Status vëzhguesish të vendeve të janë në tranzit deri në anëtarësim.”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 
 
Përgjigjen e mori nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
 
“Të jemi gati deri në 2030-ën për t’u zgjeruar. Agjërimin e keni krahasuar me një nuse, por ne po e përgatisim këtë dasmë. Zgjerimi, proces bazuar në meritë.”, - theksoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
 
Një thirrje Michel e pati për Kosovën e Serbinë, mesazhe që u mbështetën edhe nga kancelari Scholz, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
 
“Të mos lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja, më e dhimbshme se reformat. Mos lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. S’ka të ardhme pa pajtim. Pajtimi, kurajë politike. Fokus te e ardhmja, fryma për këtë samit.”, - u shpreh presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
  
“Kemi situatë të re shumë të vështirë me agresionin e Hamasit. Edhe krizat e shumëfishta në rajon, t’i tejkalojmë konfliktet që kanë vijuar shumë gjatë. Përshkallëzimet në veri të Kosovës. Të zbatojmë marrëveshjet me dialogun.”, - theksoi kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
 
Në samit mungoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa pritja që Rama i bëri homologes Bërnabiq, nuk ishte e ngrohtë.
 
LULJETA NDOKA