Maqedoni

Bruksel, filloi skriningu për Kapitullin 11

16.10.2023 16:36

Në Bruksel filloi skriningu treditorë...

Në Bruksel filloi skriningu treditorë dypalësh për Kapitullin 11, “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, i cili është pjesë e Klasterit 5 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”. Kapitulli 11 përmban sërë rregullash detyruese, shumica e të cilave janë të zbatueshme drejtpërdrejtë. Aplikimi korrekt i këtyre rregullave, zbatimi efektiv dhe kontrolli nga ana e administratës efikase publike është i domosdoshëm për funksionimin e politikës së përbashkët bujqësore, njoftojnë nga sekretari për Çështje Evropiane. Para ekspertëve të Komisionit Evropian, zëvendëskryenegociatorja me BE-në dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështjet Evropiane, Drita Abdiu-Halili, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është lider në rajon lidhur me shfrytëzimin e fondeve të programit IPARD.
 
“Jemi krenarë që nënshkruam Marrëveshjen financiare për programin IPARD 3 në fillim të muajit tetor. Krahas kësaj, realizimi i programit IPARD 2 është mbi 98%. Kjo na nxit dhe na jep shpresë se do të kemi 100% realizim të programit IPARD 3, sepse thirrja e parë publike tani më u publikua, me çka Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në rajon që do ta fillojë zbatimin e programit të ri IPARD 3.”, ka theksuar Abdiu-Halili.
 
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, para  përfaqësuesve të Komisionit Evropian, përveç që prezantoi zgjidhjet e reja ligjore, kornizën ekzistuese ligjore dhe  kapacitetet institucionale, ai i njoftoi edhe me mundësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet bujqësia dhe zhvillimi rural në RMV. Gjatë dy ditëve tjera në vazhdim përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut do të prezantojnë progresin e arritur deri më tani dhe se çka ndërmarrin për të përforcuar tregun bujqësor të vendit. (Sanije Duraku, TVM2)