Zjarret, QMK: 48 zjarre janë shuar, 4 janë ende aktive

16.10.2023 16:14

Një zjarr i madh, i cili mëngjesin e sotëm....

Një zjarr i madh, i cili mëngjesin e sotëm për shkak të erës së fortë shpërtheu edhe në mes të komunës së Velesit dhe Lozovës, mobilizoi institucionet kompetentët të merren me lokalizimin e tij. Sipas informacioneve të QMK-së, zjarri ka përfshirë më së shumti një pyll me pisha cilësorë dhe për shkak të përhapjes së tij kanë ndërhyrë aeroplanët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Pas shuarjes së zjarrit që kaploi Kondovën, helikopteri i MPB-së intervenoi edhe në zjarrin në Veles.

“Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, gjatë koordinimit për shuarjen e zjarrit, ka dhënë udhëzime për dërgimin e helikopterit nga MPB-ja për shuarjen e zjarrit në atë lokacion, pas angazhimit dhe aksionit për shuarjen e zjarrit në fshatin Kondovë - Shkup. Angelov informon se në të njëjtën kohë gjatë koordinimit ka dhënë udhëzime për nisjen e dy aeroplanëve zjarrfikës “Air tractor” nga DMK-ja pas orës 10:30 deri rreth orës 11:00.”, thuhet nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

Sipas QKM-së, 48 zjarre janë shuar dhe katër janë ende aktiv. Përveç zjarrit në Veles dhe Lozovë, autoritetet ende po përpiqen të vënë nën kontroll zjarret në Komunën e Makedonski Brodit, në zonën mbi fshatin Belicë, ku digjet një pyll me pisha dhe i vështirë për ndërhyrje, në Kumanovë në afërsi të fshatit Shupli Kamen, i cili edhe pse mbrëmë ka qenë i fikur, nga mëngjesi i sotëm është sërish aktiv.

Zjarri vazhdon të digjet pranë fshatit Kondovë të Komunës së Sarajit.

“Sot në mëngjes është ngritur një helikopter i MPB-së për shuarjen e zjarrit dhe është duke operuar. Konkretisht, zjarri është raportuar dje në orën 14:17, ndërsa menjëherë janë dërguar zjarrfikësit nga Qyteti i Shkupit, të cilët kanë operuar në terren me 2 automjete dhe 5 zjarrfikës. Pasdite, pas përhapjes së zjarrit rreth orës 16:35, është kërkuar mbështetje ajrore, por në atë moment nuk ka pasur më helikopterë në shërbim në MPB dhe as avionë zjarrfikës “Air tractor” të DMK-së.”,- thonë nga QKM-ja, lidhur për zjarrin në Kondovë.

Gjithsej 52 zjarre, të raportuara nga QKM-ja, kanë qenë në territorin e gjithë vendit. Zjarri është nën kontroll të pjesshëm dhe pas aksionit, do të vlerësohet nëse do të ketë nevojë për marrjen në punë të helikopterëve të tjerë. (Fitore Demolli, TVM2)