Maqedoni
Ulen temperaturat, DPH: Edhe ditëve në vijim, mot i ndryshueshëm
16.10.2023 17:02
Në vendin tonë ka ndryshuar moti temperaturat kanë rënë në 12 gradë Celsius dhe maksimalja në 17 gradë Celsius....

Në vendin tonë ka ndryshuar moti temperaturat kanë rënë në 12 gradë Celsius dhe maksimalja në 17 gradë Celsius, thonë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Ata thonë që edhe gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm më vranësira dhe erë, si dhe me reshje të përkohshme të shiut.
“Gjatë ditës së nesërme moti do të jetë i ftohtë, me vranësira dhe me reshje të shiut. Reshjet e shiut do të jenë më intensive në pjesën perëndimore të vendit. Temperatura ditore do të bie për më shumë se dhjetë gradë, në interval nga 9 deri në 15 gradë Celsius. Nga dita e mërkurë dhe e enjte do të kemi stabilizim të motit me periudha me diell.”, - thanë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Nga DPH-ja thonë që nga dita e premte do të kemi rritje të temperaturave deri në 23 gradë Celsius, ndërsa më nxehtë do të jetë në qytetin e Gjevgjelisë. Edhe gjatë vikendit priten ndryshime të temperaturave.
VLORA LATIFI TOPOJANI
