Spanja,Turqia dhe Skocia kualifikohen në Euro 2024
Ndeshjet e djeshme ( e dielë) kanë dhënë emrat....

Ndeshjet e djeshme ( e dielë) kanë dhënë emrat e tri përfaqsueseve të tjera të cilat kanë siguruar kualifikim në evropianin e ardhshëm që do mbahet në Gjermani. Kështu në Grupin “A” fitorja e Spanjës në Norvegji ka kualifikuar ekipin e De la Fuentes së bashku me Skocinë. Ndërkohë, Turqia me fitoren 4-0 ndaj Letonisë, siguroi biletën për në EURO 2024 falë edhe humbjes së Kroacisë e cila në grupin e saj nuk e kalon me rezultatet direkte dhe është 6 pikë larg.
Befasi e madhe ka ndodhur në Varshavë, ku Polonia e favorizuar nuk ia doli ta mundë Moldavinë. Kjo ndeshje e vlefshme për grupin “E”, ku bën pjesë edhe Shqipëria u mbyll me barazimin 1:1.
Në krye të renditjes ka mbetur Shqipëria (13), Çekia (11) është e dyta, ndërsa polakët me 10 pikë mbajnë pozitën e tretë.
Shqipëria, Çekia dhe Moldavia kanë për të luajtur edhe nga dy ndeshje, ndërsa Polonia deri në fund do luajë edhe një ndeshje.
Tani më janë të njohura emrat e shtatë kombëtareve, të cilat kanë siguruar një vend mes më të mirave të kontinetit: Gjermani (vend organizator), Belgjikë, Francë, Portugali, Spanjë, Skoci, Turqi.
