Kuka fiton medaljen e argjendtë

16.10.2023 17:28

Blin Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë....

Blin Kuka e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të xhudos për moshat deri në 18 vjeç, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Djaloshi “i argjendtë” rrealizoi ëndrrën në kategorinë e sportistëve deri në 90 kilogramë.

Kukës iu desh që të dorëzohej vetëm në finale ku u mund nga xhudisti polak, Mateush Vacko. Kuka, mundi në çerekfinale një tjetër polak (Adam Grzeskoviak), ndërsa në gjysmëfinale mposhti xhudistin nga Luksemburgu, Misha Velter.