Kosovarët ndajnë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri – Bullgari
16.10.2023 17:29
Miqësorja Shqipëri – Bullgari....

Miqësorja Shqipëri – Bullgari u është besouar gjyqtarëve nga Kosova, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Miqësorja me bullgarët është planifikuar të zhvillohet më 17 tetor në Tiranë. "Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00, do të gjykohet nga gjyqtarë kosovarë. Në fakt, UEFA e deleguar për këtë miqësore Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa", ka njoftuar FFK.
