Rumania merr kryesimin në grupin e Kosovës

16.10.2023 17:31

Përfaqësuesja e Rumanisë e ka fituar bindshëm Andorrën....

Përfaqësuesja e Rumanisë e ka fituar bindshëm Andorrën të dielën. Me fitoren e arritur të dielën me rezultatin 4:0, Rumania merr kryesimin në Grupin “I” kualifikues për “Euro 2024”, ku bën pjesë edhe Kosova.

Rumania është e para me 16 pikë, një më shumë se Zvicra që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kosova është e katërta me shtatë pikë, derisa Izraeli në vendin e tretë me 11 pikë. Bjellorusia i ka gjashtë pikë, derisa Andorra është e fundit me dy pikë.