Zvicra nderon Blerim Xhemailin

16.10.2023 17:36

Blerim Xhemajli është nderuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës....

Blerim Xhemajli është nderuar nga Federata e Futbollit të Zvicrës para ndeshjes ndaj Bjellorusisë. Futbollisti nga Bogovina e Tetovës, si shenjë falënderimi për kontributin në 69 ndeshje ka marrë një buqetë me lule.

“Faleminderit Blerim”, shkruan në postimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Ai ka dhënë kontribut të madh në sukseset e fundit të Zvicrës.

Krahas Xhemailit te Zvicra ka luajtur edhe Admir Mehmedi nga Gostivari.