Abakarov do përfaqësojë Shqipërinë në “Paris 2024”

16.10.2023 17:44

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)....

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka konfirmuar edhe zyrtarisht se mundësi Zelimkhan Abakarov ka marrë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike "Paris 2024".

Mundësi me origjinë nga Çeçenia prej vitesh tanimë garon për Shqipërinë.

Çeçeni Abakarov, mori medalje bronzi në Botërorin e zhvilluar pak javë më parë në Beograd, kjo për peshën deri në 57 kilogramë.

KOKSH konfirmoi se Abakarov do jetë në "Paris 2024". Një vit më parë Abakarov u shpall kampion bote në këtë peshë.

Më herët Luiza Gega, kishte marrë biletën për në “Paris 2024” për garën e 3000 metrave me pengesa në atletikë.