Liria humb me 3-0 nga Strumica

12.03.2015 15:39

Volejbollistët e Lirisë nga Zherovjani, në kuadër të gjysëmfinales të Kupës së Maqedonisë, kanë pësuar disfatë kundër Stumicës në shtëpi me rezultat 3 me 0...

Volejbollistët e Hakik Feratit edhe përkundër disfatës, ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 28 mars, janë të mendimit se nuk do të udhëtojnë me flamur të bardhë dhe shpresojnë se munden të bëjnë surprizën.

Përndryshe lojtarët e skuadrës në fjalë po luajnë mirë edhe në kuadër të kampionatit shtetëror, gjatë kësaj fundjave do të zhvillojnë dy ndeshje me peshë, të cilat do të jenë vendimtare për luftën drejt titullit kampion shtetërorë.

Nesër Liria zhvillon ndeshjen e mbetur kundër skuadrës së Krushevës si mysafirë, nderkaq të shtunën në palestër të vet do të gostitin skuadrën e Shtipit, ku  ë rast triumfi Liria do të llogaritej si një nga kandidatët më serioz për titullin kampion shtetërorë në volejboll. (Sami Ademi, TVM2)