Kombëtarja palestineze transferohet në Algjeri
Përfaqësuesja e Palestinës në futboll...

Përfaqësuesja e Palestinës në futboll, ndeshjet e saja zyrtare për eliminatoret për botërorin e 2026-tës si dhe ato të Kupës së Azisë, një vit më vonë do ti luajë në Algjeri.
Numri një i futbollit palestinez Xhibril Raxhub nga zyrtarët algjerian, por edhe nga federate e tyre amë ka kërkuar që kombëtarja e tij si vendas të luaj në këtë vend. “Algjeria është pajtuar që të jetë mikpritës i të gjitha ndeshjeve zyrtare dhe jozyrtare të Palestinës dhe në kohë të njëjtë ti mbulojë edhe shpenzimet që kanë të bëjnë me këto ndeshje.”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Algjerisë. Në kumtesë thuhet se – “ndeshja Palestinë – Australi e vlefshme për eliminatoret e botërorit me 21 nëntor do të luhet në tokën algjeriane.
