Maqedoni
Osmani pritet nga Kuleba, Ukraina mbetet prioritet i OSBE-së
16.10.2023 17:24
Do të vazhdojmë të jemi këtu për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur që kemi...

Do të vazhdojmë të jemi këtu për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur që kemi, si organizatë më e madhe rajonale e sigurisë në botë, si dhe në emër të shtetit tim për nevojat afatgjate të Ukrainës dhe qytetarëve të saj, theksoi ministri, Bujar Osmani, nga Ukraina në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.
“Si kryesues i OSBE-së, kam vazhduar t’i bëj thirrje Rusisë që t’i jap fund kësaj lufte, t’i tërheqë trupat e saj nga Ukraina, sërish t’i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së dhe t’i kthehet diplomacisë. Vazhdimi i kësaj lufte, jo vetëm që shkatërron jetët, shtëpitë dhe shpresat e popullit të Ukrainës, por krijon një gjendje jostabiliteti dhe pasigurie në rajonin më të gjerë të OSBE-së. Dhe kjo duhet të përfundojë.”, - deklaroi Bujar Osmani.
Pas takimit me ministrin Kuleba shtoi se do të donte që kjo vizitë ta priste në paqe, por megjithatë është i frymëzuar nga qëndrueshmëria e Ukrainës dhe se programi për mbështetje do të vazhdojë përmes projekteve përkatëse.
“Organizata jonë mund të ndihmojë shumë gjatë luftës, por edhe më shumë gjatë paqes, që është prioriteti ynë kryesor në Ukrainë. Këto projekte do të ndihmojnë që të zgjidhen pasojat nga lufta, e gjithashtu për t’i mbështetur përpjekjet afatgjate për reforma të Ukrainës dhe nevojat e qytetarëve të saj.”, - theksoi ministri, Kuleba.
Unë jam në veçanti mirënjohës për reagimin e shpejtë për çështjen e depërtimit rus të fëmijëve në Ukrainë, tha me këtë rast ministri, Kuleba.
“Për këtë kam kërkuar organizatën që sot që urgjentisht të zhvillojë projekte të caktuara duke u bazuar në raportet të cilat mund t’i marrim, si një instrument bashkëngjitës për të luftuar këtë krim. Dua të falënderoj Shkupin për mbështetjen politike, ushtarake dhe humanitare, si dhe mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Ukrainës.”, - shtoi më tej ministri, Kuleba.
Ndërkohë në 24 orët e fundit agresioni rus vazhdon të sulmojë objekte civile në disa rajone të Ukrainës. Siç raporton “Ukrainform”, nga bombardimet ruse u plagosën katër civilë në rajonin e Donjeckut. 23 vendbanime u granatuan në Zaporizhzhya, ku u plagos një grua 76-vjeçare. Tre civilë u plagosën në një sulm rus në Poltava.
NORA KALIQI
