Maqedoni
Parashikimi i motit
17.10.2023 08:48
Dita e martë do të ketë mot kryesisht të vranët.....

Dita e martë do të ketë mot kryesisht të vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershëm në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e lokalisht në ultësirën perëndimore me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të lokalizohen vetëm në zonat malore në perëndim të vendit me intensitet të ulët.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5°C deri në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9°C deri në 15°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira i ftohtë dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11°C.
