“Dita botërore e veshkave”, rritet numri i atyre që kanë nevojë për dializë

12.03.2015 15:55

Në Maqedoni po vërehet një rritje e vazhdueshme e pacientëve të cilët kanë nevojë për trajtim shëndetësor me dializë...

Si shkaktarë më të shpeshtë për dëmtimin e veshkave janë tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti. Në shënimin e “Ditës botërore të veshkave”, që e organizoi Shoqata e Qytetarëve për Sëmundjes të Veshkave, “Nefron”, u theksua se një studim “skrining” i bërë në bashkëpunim me mjekë amë tregon se 7,5% e popullatës në Maqedoni ka zvogëlim të sigurt të funksionit të veshkave, që d.m.th. sëmundje të sigurt kronike të veshkave të shkallës së tretë. Mjekët apelojnë për rritjen e kontrolleve parandaluese.

“Statistikat tregojnë se Maqedonia i ndjek trendet botërore të rritjes së dëmtimit të veshkave nga diabeti dhe nga rritja e tensionit të gjakut, që d.m.th. se janë në vendin e parë dhe të dytë si shkaktar për shërimin me dializë”- deklaroi Olivera Stojçeva nga Klinika e Nefrologjisë.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, tha se viteve të fundit janë bërë përpjekje të shumta për përparimin e cilësisë së dializës.

“Kemi mundësuar ndërtimin  e hapësirave të reja për dializë dhe rikonstruimin e hapësirave ekzistuese, si dhe kemi siguruar aparaturë bashkëkohore sipas standardeve botërore. Kemi hapur punkte nefrologjike me kuadër të specializuar në tërë territorin e vendit, me çka në mënyrë plotësuese kemi kontribuuar në kujdesin më cilësor për këtë kategori të personave”- tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Tododrov.

Nga Shoqata “Nefron” thonë se rreth 26 milion njerëz në botë shërohen me dializë, ndërsa për fat të keq 2,3 milion njerëz vdesin në pamundësi për të pasur qasje në shërimin me dializë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Sipas të dhënave të Klinikës së Nefrologjisë, vetëm në tre vitet e fundit janë kryer 103 transplantime. Për momentin nuk ka asnjë pacient i cili pret për transplantim nga ndonjë donatorë i gjallë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)