Izairi: Ujërat e zeza, problem kryesor për ambientin

12.03.2015 16:08

Ujërat e zeza janë një ndër problemet kryesore në fushën e ambientit jetësor...

Detektimi dhe zgjidhja e kësaj problematike u potencua në takimin e sotëm mes ministrit të Ekologjisë, Nurhan Izairit, dhe përfaqësuesve të Ambasadës britanike. Ata së bashku theksuan nevojën për gjetjen e fondeve dhe donacioneve të ndryshme për t’u përballur me këtë problematikë.

“Problemet kryesore që tanimë janë detektuar janë mbrojtja e ujërave të zeza, gjithashtu edhe mundësitë e furnizimit me ujë të pijshëm. Në këtë moment, pranë Ministrisë së Ambientit Jetësor janë duke u zhvilluar disa projekte për mbrojtjen e ujërave të zeza, gjegjësisht projekte në sferën e kanalizimit dhe investime në stacionet filtruese. Janë një numër i  caktuar i projekteve që janë në fazën  e përpilimit të sipër”- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor, Nurhan Izairi.

Ndërkohë, Ministria e Ekologjisë është duke realizuar një sërë projektesh, si për shembull stacionin e filtrimit të ujërave të zeza në Kërçovë, Strugë dhe Tetovë, pjesën e kanalizimit në Kumanovë, ndërsa së shpejti pritet të fillojë projekti për stacionin e filtrimit në Dibër dhe Gostivar, projekte këto të financuara nga fondet IPA, informoi ministri Izairi. (Ersan Pajaziti, TVM2)