“Euro 2024” – Kualifikohen tetë kombëtare

17.10.2023 13:30

Austria mbrëmjen e kaluar (e hënë), u bë përfaqësuesja e tetë e cila ka siguruar pjesëmarrjen në evropianin e Gjermania 2024..

Austria mbrëmjen e kaluar (e hënë), u bë përfaqësuesja e tetë e cila ka siguruar pjesëmarrjen në evropianin e Gjermania 2024. Austriakët me 1:0 e mundën Azerbajxhanin dhe kështu së bashku me Belgjikën nga ky grup eliminator  siguruan kualifikim.  Krahas Austrisë dhe Belgjikës në evropianin e ardhshëm do të luajnnë Gjermania (nikoqir), Franca, Portugalia, Spanja, Turqia dhe Skocia.
 
Sonte ( e martë), mund tju bashkangjiten Danimarka nga grupi “H”, si dhe Hungaria nga grupi “G”. Hungarezët me fitore ndaj Lituanisë, do kishin fituar grupin e tyre ndërsa danezëve iu nevojitet po ashtu fitore ndaj San Marinos.  Por në ndeshjet tjera duhet Kazakistani të barazojë me Finlandën, kurse sllovenët mos të munden nga Irlanda e Veriut.