Maqedoni
OKB: Vetëm 4-5 ditë ushqime në dyqanet e Gazës
17.10.2023 13:49
Kanë mbetur vetëm katër deri në pesë ditë ushqime në dyqanet në Rripin e Gazës...

Kanë mbetur vetëm katër deri në pesë ditë ushqime në dyqanet në Rripin e Gazës, të rrethuar nga ushtria izraelite, pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit, tha të martën Programi Botëror i Ushqimit (WFP).
“Në dyqane, rezervat (ushqimore) janë për disa ditë, ndoshta katër ose pesë”, tha një zëdhënës i WFP-së, Abeer Etefa, gjatë një konference shtypi në Gjenevë, me videokonferencë nga Kajro, ndërsa një marrëveshje për hyrjen e ndihmës ka ngecur prej ditësh.
