Konferenca “Pashtetësia në EJL”, Osmani: Si OSBE ta adresojmë problemin

17.10.2023 14:28

Njerëzit që nuk gëzojnë shtetësi...

Njerëzit që nuk gëzojnë shtetësi janë në numër të madh në nivel global dhe kjo padrejtësi sulmon direkt në parimin e gjithëpërfshirjes së tyre në shoqëri, u tha në Konferencën mbi pashtetësinë në Evropën Juglindore.

Nikoqiri i konferencës ministri Bujar Osmani, në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së potencoi se zgjidhja e këtij problem ndikon në stabilitetin shoqëror dhe nuk është kosto, pos  që kërkon sigurim të vullnetit politik.

“Adresimi për pa shtetësi është lufta jonë  e përbashkët  dhe me punë të përbashkët mund ta plotësojmë misionin tonë të përbashkët për eliminimin e këtij problemi. Është çështje që hyn në të drejtat themelore të njeriut. Nuk mund të mendohet diskutimi për këtë çështje në këtë shekull. Nuk bëhet fjalë për koncept abstrakt, por  për bazë për mundësinë e shoqërisë inkluzive, e që është punë thelbësore e OSBE-së.”, - deklaroi kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.

Përfaqësuesit e UNHCR-së dhe OSBE-së: Shtetësia - e drejtë themelore, sigurojeni

Nga UNHCR-ja dhe OSBE-ja potencojnë gjetjen  e mekanizmave dhe mjeteve për sigurimin e shtetësisë për qytetarët në rajon dhe kjo të kërkohet nën këndvështrimin e të drejtave themelore të njeriut.

“Pashtetësia mund të rregullohet me vullnet politik. Mund të bëhen ndryshime me vullnet politik, të ndryshohen ligjet. Shpresojmë se në  fund të vitit të ardhshëm do të lëvizim, nën aleancë globale për eliminimin  e pashtetësisë. Duhet të miratohen dy ide: e para, që në nivel global të shpërndahet përgjegjësia për refugjatët dhe e dyta, që në këtë përgjegjësi të përfshihen pushteti, OJQ-ja, parlamentarët, akademikët.”, - theksoi ndihmës komisionarja e lartë në UNHCR, Xhilian Trigs.

“Vendet anëtare të OSBE-së, jo vetëm që kanë vërtetuar parimin e barabarësisë, por edhe kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin afatgjatë, kohezionin shoqëror  dhe është me rëndësi që të gjithë ne, në veçanti UEJLI-i të ketë qasje në shtetësi që të sigurojë shoqëri inkluzive. Preventimi i pashtetësisë të shihet nën prizmin e të drejtave të njeriut. Pashtetësia shpesh di të lidhet me diskriminim.”, - u shpreh komisari i lartë për pakicat nacionale të OSBE-së, Kajrat Abdrakhmanov.

Qytetarët që nuk gëzojnë shtetësi, pos fyerjes, ballafaqohen me shumë shkelje të të drejtave të garantuara nga konventat ndërkombëtare, u përfundua në debatin në fjalë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)