Botë
Makron: Po hyjmë në erën e ribashkimit të kontinentit
17.10.2023 19:22
Ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti i Francës Emanuel Makron...

Ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti i Francës Emanuel Makron, e nisi në presidencë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga homologu, Bajram Begaj.
Më pas ai iu drejtua kryeministrisë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama, dolën në një konferencë për mediat duke e vënë theksin te integrimi.
“Nuk duhet lënë që të bëhet ankth dhe pasiguri. Në kushtet kur autokracitë po marrin avantazh në raport me demokracitë, jam shumë i lumtur që presidenti e tha shumë qartë që zgjerimi i BE-së nuk duhet të pengojë ribashkimin e Evropës.”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Shpreh se po jetojmë një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Evropa, po hyjmë në një erë të re, të bashkimit të kontinentit tonë. Jemi në një moment ku duhet t’u japim civilizim historik, e ardhmja juaj është në Evropë.”, - theksoi presidenti i Francës, Emanuel Makron.
Makroni e dha një shpjegim edhe për bllokimin e negociatave në vitin 2019, pasi sipas tij, po ndodhte një proces indiferent dhe hipokrit.
“Data e prerë është kundër kësaj fryme. Në momentin kur uleni rreth tavolinës, nuk ka më shumë gjyshër dhe nipër, ka vetëm të barabartë dhe ky është gjenialiteti i kësaj Evrope.”, - u shpreh presidenti i Francës, Emanuel Makron.
“Shqipërisë nuk i intereson një datë. Ne nuk e bëjmë këtë proces për të bindur Francën, Gjermaninë apo BE-në. Ne e bëjmë për të ndryshuar përfundimisht historinë e vendit tonë.”, - theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në Tiranë, delegacioni francez dhe pala shqiptare nënshkruan 4 marrëveshje me fokus kryesor thithjen e investimeve të huaja. ndërsa një ditë më parë, Makroni i dorëzoi gradën e lartë të “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”. Vizita e Makronit vjen në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ku presidenti francez u detyrua të mungonte për shkak të zhvillimeve në Francë.
LULJETA NDOKA
