Gruevski: Qytetarët vendosin se kush do të jetë kryeministër

12.03.2015 16:52

Kryeministri, Nikolla Gruevski, nuk e pranon kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij dhe krijimin e qeverisë kalimtare...

Për atë se kush do të jetë në qeveri vendosin qytetarët, thekson Gruevski. “Për atë se kush do të jetë në qeveri vendosin qytetarët në zgjedhje, ata janë ata që e japin vlerësimin, që e japin votën, besimin për atë se cila parti politike, kush do të jetë kryeministër e kështu me radhë, e jo zotëri Zoran Zaev”- theksoi Gruevski.

Gruevski, thekson se është i gatshëm për dialog për gjëra parimore, për diçka që mund të bisedohet. “Nuk mund të bisedohet për atë se kush do ta ketë besimin e qytetarëve, sepse atë e vendosin vetëm qytetarët”- theksoi kryeministri Gruevski.

Edhe sa u përket zërave brenda partisë së tij për reforma në VMRO-DPMNE, Gruevski jep vlerësimin se kjo garniturë e VMRO-së ka marrë numër më të madh votash në historinë e saj në zgjedhjet e mbajtura para 8 muajve. (Rexhep Qamili, TVM2)