Maqedoni

Parashikimi i motit

18.10.2023 08:31

Pritet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë freskim të menjëhershëm të motit në të gjithë territorin e vendit....

Pritet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë freskim të menjëhershëm të motit në të gjithë territorin e vendit. Përsa i përket reshjeve do të mbeten prezenete në zonat lindore duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin, për pasojë vranësirat do të jenë prezente, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. Parashikohet që gjatë natës i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira disi më të pakta. 
 
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita do të ketë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 19°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 17°C.