Botë

Von Der Lejen për bombardimin e spitalit në Gaza: Asgjë nuk justifikon bombardimin plot me civilë

18.10.2023 11:37

“Asgjë nuk mund të justifikojë bombardimin e një spitali plot me civilë.”....

“Asgjë nuk mund të justifikojë bombardimin e një spitali plot me civilë.”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, duke denoncuar skenat e tmerrshme që pasuan një sulm vdekjeprurës në ambientet e spitalit në Gaza.

“Duhet të ketë një hetim të plotë të fakteve dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.”, shtoi Ursula von der Leyen, duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg.
 
Lëvizja islamike palestineze, Hamas, akuzoi Izraelin për goditjen e spitalit, ndërsa ushtria izraelite ia atribuoi sulmin dështimit të një rakete nga grupi palestinez, Xhihadi Islamik.