Botë

Alarm për bombë në Francë, evakuohen 6 aeroporte

18.10.2023 13:18

Gjashtë aeroporte u evakuuan mëngjesin e së mërkurës në Francë, pas kërcënimeve për sulme të marra me e-mail....

Franca vijon të jetë nën frikën e sulmeve terroriste! 6 aeroporte u evakuuan mëngjesin e kësaj të mërkure pas kërcënimeve për një alarm për bombë. Bëhet fjalë për aeroportin e Lille, Lyon (Bron), Nantes, Nice, Toulouse dhe Beauvais.
 
Sipas komunikimit të aeroportit të Nices, “ka pasur një alarm për një pako të dyshimtë, që kërkonte vendosjen e një perimetri sigurie, por gjithçka është kthyer në normalitet”.
 
Nga ana e tjetër, një zëdhënës i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DGAC) konfirmoi ” kërcënimet me bombë ” dhe ” evakuimet nga terminalet ” në katër aeroporte Lille, Lyon, Toulouse dhe Beauvais (në veri të Parisit), por pa qenë në gjendje për të dhënë detaje të mëtejshme.
 
Ditët e fundit, disa kërcënime me bombë kanë prekur shkollat, por edhe Muzeun e Luvrit dhe Château de Versailles.