Maqedoni

Nevojitet mekanizëm sistematik për të zgjedhur profesionistë në vende kyçe

18.10.2023 14:41

Për të pasur një sistem demokratik, të bazuar në merita, nevojitet mekanizëm sistematik që do të bëjë zgjedhjen e profesionistëve në vende udhëheqëse...

Për të pasur një sistem demokratik, të bazuar në merita, nevojitet mekanizëm sistematik që do të bëjë zgjedhjen e profesionistëve në vende udhëheqëse. Kjo mund të arrihet vetëm me konsensus politik dhe pjekuri midis të gjitha palëve në shoqëri. Në atë mënyrë, sektori publik do të mund të tërheqë dhe mbajë liderë kompetentë, të cilët me udhëheqjen e tyre do të kontribuojnë në punën efektive dhe efikase të institucioneve. Ky ishte vlerësimi gjatë debatit në temë "Pasqyrë e kornizës ligjore dhe praktikës në emërimin e drejtorëve dhe menaxherëve: sfidat dhe zgjidhjet e mundshme”.
 
“Politikat për qeverisje të mirë janë të mundura vetëm nëse kemi persona adekuat në vend adekuat, me integritet. Për disa çështje patjetër se duhet të ketë konsensus politik. Ne si anëtarë të partive politike disa herë në opozitë dhe pozitë jemi në mënyrë të barabartë përgjegjës për gjendjen në vend dhe ka ardhur koha që liderët politik pas 30 viteve pavarësi të tregojnë pjekuri.”, - deklaroi zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.
 
“Shfrytëzimi i ushtruesit të detyrës akoma është e madhe, madje vërehet se në disa institucione në kontinuitet emërohen ushtrues detyre dhe tejkalohet hapja e konkursit në të cilin është e paraparë të marrin pjesë më shumë kandidatë dhe ky është indikatori kryesorë që dekurajon konkurrencën që edhe kur ka konkurse paraqitet vetëm një kandidat, pasi që njerëzit kanë perceptimin se ai vend i punës është i garantuar për kandidatë të dëshiruar.”, - theksoi Misha Popoviq nga Instituti për demokraci.
 
FLORIJE KAMBERI