Maqedoni
Kovaçevski: Varet nga ne rrugëtimi drejt BE-së
18.10.2023 16:20
Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se deputetët do të gjejnë gjuhë të përbashkët për të miratuar Ndryshimet Kushtetuese...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se deputetët do të gjejnë gjuhë të përbashkët për të miratuar Ndryshimet Kushtetuese. Sipas tij, njëherë vendi është ndarë nga Kroacia në rrugën drejt integrimeve, ndërsa tani rrezikon përsëri të ndodhë e njëjta në rast se nuk miratohen ndryshimet kushtetuese, vlerëson Dimitar Kovacevski. Në rast se ndahet nga Shqipëria dhe Mali i Zi, atëherë vendi do të mbeten në grup me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, vende këto që janë shumë mbrapa në proces Maqedonisë së Veriut, thotë Kovacevski.
“Ajo të cilën nuk dëshiroj që të ndodh është që vendet tjera të shkojnë para nesh, ndërsa ne të mbetemi në grupin e Kosovës dhe BeH, me gjithë respektin për shtetet, por vlerësoj që ne si shtet, sipas gjitha performancave jemi në nivel më të lartë dhe meritojmë të jemi vendi i parë që do të hyjë në vitin 2030 në BE. Tani varet nga ne dhe jo nga dikush tjetër.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Gir: Shpresojmë se vendi do të ecë përpara
Euroambasadori Dejvid Gir, me porosi se vendi ka përkrahje të fortë për të ardhmen evropiane, me shpresë se shteti do të lëvizë përpara me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe realizimin e reformave.
“Me të vërtetë shpresojmë se vendi do të jetë në gjendje të ecë përpara duke miratuar ndryshimet kushtetuese, gjithashtu edhe duke i zbatuar reformat, që në fakt janë pjesë e rrugës së integrimit evropian të vendit. Sa i përket hapave të mëtejshëm, sigurisht se janë vendime që duhet të merren nga vendi juaj, nga aktorët politikë, jo nga Këshilli i BE-së, as nga vendet anëtare të BE-së.”, - theksoi euroambasadori, Dejvid Gir.
Ndërkohë zëvendëskryministri Mariçiq shtoi se fillimi i bisedimeve me BE-në është i një rëndësie të veçantë edhe për ekonominë e vendit, ku do të ketë qasje më të madhe të fondeve të ndryshme, si dhe në treg pa dogana dhe barriera.
GAZMEND KURTISHI
