Botë
Bombardohet spitali në Rripin e Gazës, mbi 500 civilë të vrarë, shumica gra dhe fëmijë
18.10.2023 17:04
Vazhdojnë bombardimet mbi territorin e izoluar të Rripit të Gazës...
Mbi 500 civilë u vranë pas bombardimeve ajrore në spitalin “Baptis Al-Ahli”, i cili konsiderohej si zonë e sigurt për civilët. Kryeministri i Izraelit mohon përgjegjësinë për sulmin në spital dhe pretendon se Hamasi, ka tentuar të godasë Izraelin dhe raketa gabimisht ka përfunduar në spitalin “Al-Ahli”.
"Ne pamë shkakun e këtij krimi të tmerrshëm lufte dje kur një raketë e gjuajtur nga një terrorist palestinez shpërtheu gabimisht dhe ra në një spital palestinez. E gjithë bota ishte e indinjuar me të drejtë, por ky zemërim duhet të mos i drejtohet Izraelit, por terroristëve. Ndërsa ne vazhdojmë në këtë luftë, Izraeli do të bëjë gjithçka që mundet për t'i mbajtur civilët jashtë rrezikut.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Takimi: Bajden, Netanjahu dhe Blinken, BE-ja dhe ShBA-ja: Jemi me Izraelin në këtë luftë
Presidenti i ShBA-së, Xho Bajden, në një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Antoni Blinken, dhe përfaqësuesit izraelit, tha se do të vazhdojnë ta mbështesin Izraelin, sepse sipas tij, ky shtet bazohet në liri, drejtësi dhe demokraci. Pas sulmit në spitalin “Al Ahla”, mbështetje për Izraelin ka dhënë edhe presidentja e Komisionit Evropian.
"Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, themeluesit tuaj deklaruan se kombi i tyre do të ishte një i bazuar në "lirinë, drejtësinë dhe paqen". Liria, drejtësia dhe paqja. Shtetet e Bashkuara Shtetet qëndrojnë me ju në mbrojtje të asaj lirie, në ndjekje të asaj drejtësie dhe në mbështetje të asaj paqeje.”, - theksoi presidenti i ShBA-së, Xho Bajden.
“Ky tmerr kërkon një përgjigje të bashkuar nga ne si qenie njerëzore, si mbrojtës të një bote të lirë, siç e urrejnë evropianët, terrorin dhe racizmin. Evropa qëndron me Izraelin në këtë moment të errët.”, - u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lejen.
Presidenti palestinez anulon takimin pas sulmit
Osama Hamdan, një zyrtar i Hamasit, ka thënë në një konferencë shtypi në Liban se ShBA-ja dhe të gjitha vendet perëndimore që mbështesin Izraelin, mbajnë përgjegjësinë e plotë për luftën kundër civilëve në Gaza.
Udhëheqësi palestinez fajësoi Izraelin për sulmin vdekjeprurës të spitalit “Baptist Arab Al Ahli” në qytetin e Gazës, duke theksuar se ky "krim i tmerrshëm lufte" nuk mund të tolerohet ose të lejohet të kalojë pa përgjegjësi.
“Në dritën e kësaj fatkeqësie që ndodhi sonte dhe nga shqetësimi për popullin tonë, vendosa ta ndërpres vizitën time dhe të kthehem në atdhe për të qenë në mesin e popullit tim në këtë sprovë të madhe dhe u pajtova me vëllezërit në Jordani dhe Egjipt, të anulojë samitin që ishte planifikuar sot në Aman me presidentin Bajden. Qeveria izraelite ka kaluar të gjitha linjat e kuqe dhe ne nuk do ta lejojmë atë t'i shpëtojë përgjegjësisë dhe ndëshkimit. Plani izraelit për të zhvendosur njerëzit në Rripin e Gazës nga vendlindja e tyre nuk do të kalojë dhe ne do ta përballojmë atë me çdo mjet, qoftë edhe me jetën tonë.”, - theksoi presidenti palestinez, Mahmud Abas.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, sulmet izraelite vranë të paktën 3 mijë e 300 civilë. Ndërsa, të plagosur janë mbi 13 mijë persona.
Autoritetet shëndetësore thanë se 1,200 njerëz të tjerë në të gjithë Gazën besohet se janë varrosur nën rrënoja. Më shumë se 1,400 njerëz në Izrael janë vrarë dhe rreth 200 janë marrë rob në Gaza.
FARIJE DAUTI BAKIJU
