Botë

Osmani: Presim mirëkuptimin e Makronit për sfidat e përbashkëta

18.10.2023 17:48

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret mirëkuptimin e presidentit francez...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret mirëkuptimin e presidentit francez, Makron, për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.
 
Këto komente ajo i bëri në pyetjen rreth deklaratës së presidentit francez në Tiranë për çështjen e vizave, e cila nuk ishte përkthyer me saktësi.
 
“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Makron gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që do të kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave të përbashkëta.”, - deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
 
Presidenti francez, Makron, tha se “ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato janë hequr, sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet.”.
 
Por, Makroni ishte përkthyer sikur të kishte deklaruar se çështja e vizave është pezulluar, lajm që u publikua nga shumica e mediave në Kosovë dhe ato ndërkombëtare.
 
Por, më pas pati sqarim nga kabineti i Makronit se presidenti ishte keq përkthyer dhe se heqja e vizave për kosovarët mbetet në fuqi. 
 
GYLTENE SINANI