Botë
Milanoviq: Serbia nuk ka marrë përgjigjen e duhur nga BE-ja
18.10.2023 18:43
Serbia nuk ka marrë përgjigjen e duhur nga Bashkimi Evropian për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës...

Serbia nuk ka marrë përgjigjen e duhur nga Bashkimi Evropian për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ky ishte mesazhi nga Tirana, i presidentit kroat, Zoran Milanoviq, që nisi këtë të hënë vizitën dy ditore në Shqipëri, me ftesë të kreut të shtetit, Bajram Begaj.
Edhe presidenti Bajram Begaj kërkoi uljen e palëve për të çuar para dialogun, ndërsa kërkoi qasje të re nga negociatorët.
Dy homologët u ndalën edhe te integrimi i Shqipërisë, ku sërish Milanoviqi kritikoi BE-në se Shqipëria ka bërë përparim, por unioni nuk po reflekton.
Pas takimit me Begajn, presidenti kroat u ndal për një takim edhe me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një fjalë në Kuvend.
LULJETA NDOKA
