Maqedoni

Osmani dhe partitë politike, dënojnë sulmin në spitalin dhe shkollën në Gaza

18.10.2023 21:09

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka dënuar sulmin në spitalin...

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani ka dënuar sulmin në spitalin dhe Shkollën në Gazë, ku janë shkaktuar qindra viktima civile.
 
Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza që si pasojë la qindra viktima civilë është akt johuman i terrorit për të cilin nuk ka asnjë justifikim.
 
Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet dhe civilët duhet të mbrohen plotësisht me çdo kusht.
 
Autorët e këtij akti duhet të identifikohen qartë dhe të mbajnë përgjegjësi, ka shkruar minsitri Osmani në Facebook.
 
Sulmnin ndaj spitalit në gaza e kanë dënuar edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ai I Lëvizjes Besa Bilall Kasami, si dhe partia Alternativa.