Maqedoni
Parashikimi i motit
19.10.2023 08:33
Dita e enjte do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme....

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore. Përgjatë maleve në veri të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë e matur nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 22°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20°C.
