Gjimnazi i Dibrës së shpejti me objekt të ri
Pas 50 vitesh mësim në baraka të nxënësve të Gjimnazit të Dibrës, mes Agjencisë për Zhvillim të Turqisë, TIKA, dhe Komunës së Dibrës nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit të Dibrës...

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i Komunës, Ruzhi Lata, i cili sot në takimin me gazetarët njoftoi se ky projekt kapë vlerën prej 1.4 milionë eurosh, që do të financohet tërësisht nga Agjencia turke për Zhvillim, TIKA.
Ndërkaq, punimet do t’i realizojë Ndërmarrja “Star-M-Inxhinering”, e cila ka dhënë premtimin që punimet do t’i mbarojë jo për 356 ditë sa është kontrata, por para afatit. Pra, në shtatorin e ardhshëm pritet që nxënësit e gjimnazit të fillojnë mësimin në godinën e re.
Godina e re do të përfshijë 5.200 metra katrorë, e cila do të mundësojë kushte më të mira për punën e profesorëve me 34 kabinete të reja. Kati i parë i godinës u ndërtua me mjete vetanake të komunës, ndërkaq tre katet e tjera me mjete të Agjencisë TIKA.
Gjimnazi i Dibrës me mësim në gjuhën shqipe ka filluar që nga viti 1960, ku mësimet i ka realizuar në barakë. Sot në të mësojnë mbi 800 nxënës. (Atli Dema, TVM2)
