Botë

Lufta izraelito-palestineze, u vranë mbi 40 palestinezë të tjerë

19.10.2023 11:15

Mbi 40 palestinezë të tjerë u vranë herët mëngjesin e sotëm derisa avionët luftarakë të Izraelit...

Mbi 40 palestinezë të tjerë u vranë herët mëngjesin e sotëm derisa avionët luftarakë të Izraelit vazhduan të godasin Rripin e Gazës në ditën e 13-të me radhë. Nëntë persona, përfshirë shtatë fëmijë, u vranë kur avionët luftarakë goditën një shtëpi banimi në Khan Jounis në jug të qytetit të Gazës. Raportohet se disa persona mbeten të bllokuar nën rrënoja.

Dëshmitarët okularë thanë se të paktën 30 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmet izraelite ajrore në Rafah, po ashtu në jug të Gazës. Një foshnjë palestineze humbi jetën dhe disa persona u plagosën, siç thanë dëshmitarët okularë, në një sulm ajror në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Avionët luftarakë të Izraelit goditën një shtëpi në lagjen Tal al-Sultan në Rafah dhe raportohet për viktima.
 
Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, derisa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm humanitar” për të lehtësuar “vuajtjet njerëzore”.Të paktën 3,478 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza, ndërsa tek pala izraelite shifra qëndron në të paktën 1,405 të vrarë.