Maqedoni

Shëndetësi, të punësuarit dalin në protesta, kërkojnë rritje të pagave për 30%

19.10.2023 12:03

Punonjësit e Shëndetësisë do të protestojnë sot duke ndezur sirenat dhe dritat rrotulluese të autoambulancave për një minutë...

Punonjësit e Shëndetësisë do të protestojnë sot duke ndezur sirenat dhe dritat rrotulluese të autoambulancave për një minutë. Anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë kërkojnë rritje të pagave 30 për qind për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe personelin administrativo-teknik, si dhe rishikim të kontratës kolektive.  
 
“Protesta do të jetë klithmë për pagë të dinjitetshme dhe jetë dinjitoze për 22 mijë punëtorë në sektorin shëndetësor në vend. Rritja prej 10 për qind ishte e vogël për shkak të inflacionit. Kjo është një protestë paralajmëruese dhe faza e fundit është të dalësh në rrugë. Por është për të ardhur keq dhe e mjerë që ata që ishin heronjtë e shekullit të 21-të dalin në rrugë”, tha koordinatori i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve Shëndetësorë, Bobi Bojçevski.